
Java Kulturore Austriake – Filmat “Money” dhe “Alma dhe Oskari” në Tiranë e Shkodër
Java Kulturore Austriake 🇦🇹
Bashkohuni me ne nga data 26 deri në 31 tetor, për një javë të mrekullueshme që feston artin dhe kulturën austriake!🎉
Java do të sjell një gamë të gjerë aktivitetesh për të gjitha shijet e publikut shqiptar dhe jo vetëm. Do të keni mundësinë të shijoni filma emocionues 🎬, koncert magjik për piano 🎹, performanca të Ansamblit të Gracit 🎻, prezantim librash të veçantë 📚, shfaqje teatrale interesante 🎭, ligjërata frymëzuese 🗣️ dhe performanca të Body Music 🎧.
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të eksploruar kulturën austriake në të gjitha format e saj dhe për t’u bërë pjesë e kësaj jave të veçantë!🌟
Filmi “Money” më 30 tetor 2024, ora 18:00, te Galeria “Zeta” Tiranë
Filmi “Alma dhe Oskari” më 31 tetor 2024, ora 18:00, te Kinema “Republika” Shkodër
