Java Kulturore Hungareze – Ekspozita me punime në xham e artistes Yvette Botz
Më 2 Shtator, në ambjentet e Piramidës në Tiranë, hapet ekspozita me punime në xham e artistes hungareze Yvette Botz, si pjesë e Javës Kulturore Hungareze! 🇭🇺 🇦🇱
E veçantë për eksperimentet dhe artin e saj ekspresiv që transformon xhamin në objekte me ndikim të madh vizual, kjo ekspozitë do t’ju mahnitë dhe do ju ofrojë një përvojë unike vizuale nga kombinimi i mjeshtërisë së artit me vetitë e veçanta të xhamit.✨😍
Dyert hapen për publikun në orën 10:00 dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë javës. Ejani dhe përjetoni nga afër artin unik të Yvette Botz! 💫