
Klubi i Librit “Dua” – “Dyzet Rregullat e Dashurisë“ nga Elif Shafak
Takimi për të diskutuar “Dyzet Rregullat e Dashurisë“ të Elif Shafak do të mbahet më 7 Janar, ora 18:30 në ambientet e Qendrës DUA.
“Dyzet Rregullat e Dashurisë” nga Elif Shafak është një roman që ndërthur historinë e poetit sufist Rumi dhe miqësisë së tij me Shams Tabrizin me jetën moderne të Ella-s, një grua që gjen kuptimin e dashurisë përmes rregullave sufiste. Libri eksploron dashurinë si forcë transformuese për shpirtin dhe jetën.
Një pasdite mes miqsh & librave 📚. Ju mirëpresim!
