
Klubi i Librit “Ivanaj” – “I humburi” nga Fatos Kongoli
Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah botës imagjinare të bollëkut dhe lumturisë.
Mars 1991. Thesar Lumi, banor në një nga qytezat pranë kryeqytetit, i hipën anijes në Durrës, bashkë me mijëra të tjerë, për t’u larguar drejt Italisë. Çastin e fundit ndërron mendje dhe zbret.
Me këtë skenë nis ky libër, i pari në ciklin e romanëve të shkruar prej Kongolit në fillim të viteve ’90, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit.
Pse donte të ikte personazhi dhe përse zbriti?….
E zbulojmë të enjten, ora 18:30, në 16 Janar në bibliotekën e @theivanajfoundations
