Klubi i Librit “Ivanaj” – Libri “Mosdija” nga Milan Kundera

“MOSDIJA” – Milan Kundera
Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?

E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet e tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”. Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra.

Por ky është vetëm një iluzion. Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.

Date

07/03/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Klubi i Librit Ivanaj
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart