
Klubi i Librit Ivanaj – Libri “Pylli norvegjez” nga Haruki Murakami
Ky roman i jashtëzakonshëm elegjiak, e ngriti Murakamin në krye të skenës letrare (dhe në listat e autorëve më të shitur në Japoni) dhe tregoi se është mjeshtër i manipulimit të zhanreve letrare, është i zoti të luajë me telat e zemrës, po aq lehtë sa edhe kënga e Bitëllsave “Norwegian Wood.”
Toru, një student i urtë dhe i pjekur para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh. Toru fillon të mësohet me jetën e universitetit, me izolimin dhe vetminë që gjen atje, por për Naokon, presionet dhe përgjëgjësitë e jetës, janë të padurueshme. Teksa ajo tërhiqet gjithnjë e më thellë në botën e saj të brendshme, Toru e gjen veten duke i kërkuar ndihmë njerëzve përreth dhe tërhiqet nga një vajzë e re me një pavarësi të paepur dhe pa paragjykime seksuale.
Ky libër është një përzierje madhore e muzikës, emocioneve dhe etosit, me të cilin kanë qenë dominuar vitet gjashtëdhjetë, dhe udhëtimit romantik të një studenti të dashuruar. “Pylli norvegjez” është një histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e ngritjesh dhe përfaqëson hyrjen triumfale të Murakamit në tregun japonez. Në një vend ku me një bestseller nënkuptohet një libër që shitet në mbi 100 mijë kopje, ky libër ka shitur më shumë se katër milion kopje. Jashtë Japonisë, Murakami ka fituar statusin e shkrimtarit kult, librat e të cilit janë përkthyer në mëse tridhjetë gjuhë të ndryshme.
Shihemi të enjten, ora 19:00, në klub 😊
