
“Klubi i Librit Ivanaj” me “Verbëria” nga Jose Saramango
Shihemi në 23 Mars, ora 18:30 ku diskutojmë mbi “Verbëria” nga Jose Saramango, vlerësuar me çmim Nobel në letërsi në vitin 1998.
Romani , flet për historinë e një epidemie masive të pashpjegueshme të verbërisë në një qytet të paemërtuar, ku shumica e popullsisë është prekur dhe kjo ka shkaktuar një avari sociale që po avancon me shpejtësi. Romani, përshkruan fatkeqësitë e disa personazheve të cilët janë ndër të parët që janë prekur nga epidemia duke u fokusuar përgjithësisht tek gruaja e doktorit, doktori dhe disa nga pacientët e tij dhe të tjerë karaktere që kanë mbërritur aty rastësisht. Këtë grup i bashkon fati i mirë,që gruaja e doktorit nuk është prekur nga epidemia dhe në këtë mënyrë përpiqen të mbijetojnë…
