Klubi i Librit “Ivanaj” – “Princi” nga Makiaveli

“Princi” një traktat i shkurtër , i përkthyer për herë të parë nga fundi i viteve ‘40 nga një gjuhë e vjetër italiane . Makiaveli jep udhezime se si krijohen , mbahen dhe udhëzohen shtetet .
Rregullat që jep autori për krijimin dhe ruajtjen e shtetit , sado të tmerrshme dhe mahnitëse i shfaq në mënyrë sistematkke , pa ngurrim me qetësi shpirti, me stil të fortë e me fraza të holla.
Në këtë vepër autori shkruan nën përshtypjen e një bindjeje e të një pasioni të thellë ku përpiqet të shfaqë mendimin e tij me saktësinë më të madhe të mundshme . Udhëzimet që jep , i bazon në shekuj nga koha e tij dhe nga koha e lashtë.
Sipas Makiavelit morali dhe feja nuk kanë kuptim ; ato janë mjete të thjeshta në dorë të princit . Shteti i tij siguron fuqinë dhe të drejtat e veta , por jo të individit. Vetëm një gjë duhet të jetë e moralshme : qëllimi për krijimin dhe ruajtjen e shtetit .

***
Them se shtetet e trashëguara dhe të mësuara me princër të zbritur prej së njëjtës derë , mund të mbahen më me pak vështërsi sesa shtetet e reja , mjaft të mos këmbehet mënyra e vjetër e të qeverisurit dhe të rregullohen punët ngadalë sipas rasteve…

Date

25/01/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30

Location

Klubi i Librit Ivanaj
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart