Koncert “70 vjet me trashëgiminë e Franco Alfano” te TKOB

🎶 70 vjet me trashëgiminë e Franco Alfano 🎶

⚜️Në këtë përvjetor të veçantë, TKOB nderon njërin prej kompozitorëve më të shquar të shekullit të 20-të – Franco Alfano.
I njohur për përfundimin e operës “Turandot” të Giacomo Puccinit dhe krijimet e tij të thella, Alfano sjell emocione që kapërcejnë kohën.

✨Ky koncert është një homazh për shpirtin e tij artistik, ku çdo notë do të prekë zemrat e publikut, duke na kujtuar fuqinë e muzikës për të bashkuar njerëzit dhe për të mbajtur gjallë një trashëgimi të pavdekshme.

🌹Me pjesëmarrjen e sopranos së TKOB-së, Ramona Tullumani, dhe sopranos Eriona Gjyzeli, nën shoqërimin e Jona Çegranit në violonçel dhe Ardita Bufaj në piano.

Mos e humbisni këtë koncert fantastik, i cili vjen premierë në Hollin Koncertor të TKOB-së.

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:30. Ju presim!

Date

27/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart