Koncert bamirësie pranë TKOBAP
TKOBAP u ndodhet pranë vajzave dhe grave të cilat janë duke luftuar kundër sëmundjes së kancerit të gjirit.
Tetor-i është muaji i depistimit dhe ndërgjegjësimit të kësaj sëmundjeje dhe në këtë kuadër, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, organizon mbrëmjen koncertore bamirësie, me qëllim mbledhjen e donacioneve për blerjen e protezave dhe përpunimin e parukeve, në bashkëpunim me Europa Donna Albania, për vajzat dhe gratë të cilat po përballen me luftën kundër kancerit të gjirit.
Ju ftojmë të bëheni pjesë duke na u bashkuar për këtë çështje të rëndësishme, pjesë e përpjekjes kolektive për sensibilizim, nga e gjithë shoqëria jonë.
Hyrja e lirë!