
Koncert muzikal “Stabat Mater” te Teatri i Operës & Baletit
🎶Muzika e përjetshme e Giovanni Battista Pergolesit do të ngjitet në skenë me “Stabat Mater”, një kryevepër që i flet thellësive të shpirtit njerëzor.
🙏🏻Kompozuar në çastet e fundit të jetës së tij, kjo vepër shndërron dhimbjen hyjnore të Tërëshenjtës Mari në një përjetim të jashtëzakonshëm muzikor, ku arti bëhet lutje dhe muzika zë i shpirtit.
✨Ju mirëpresim të përjetoni një nga momentet më të bukura të muzikës sakrale baroke.
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!
