concert tirana

Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH me dirigjentin Leonardo Quadrini

Leonardo QUADRINI

Një nga personazhet më të rëndësishëm në jetën artistike të orkestrave më të rëndësishme në vendin tonë. Mik dhe bashkpunëtor me muzikantet më në zë në vendin tonë, duke sjellë gjithmonë koncerte shumë cilësore e të suksesshme që janë mbajtur mend dhe janë duartrokitur gjatë.
Si një muzikant i shkëlqyer, me një background të jashtëzakonshëm si dirigjent, me aktivitet pothuajse në të gjithë vendet e botës, solist pianist, profesor, drejtues koral, botues i 14 cd-ve, drejtor artistik i Teatrit të Operas e Baletit në Craiova-Rumani, drejtor artistik i dhjetra festivaleve dhe qindra koncerteve , si dirigjenti orkestrës së harqeve të La Scala,
Orkestrës La Fenice, orkestres Mediterrane dhe në orkestra të tjera, si në Korenë e Jugut, Venezuelë, Finlande, Bullgari, Moldavi, Sllovaki, Ukraine, Romani, Rusi, Biellorusi, Greqi, Maqedoni, Poloni, Kroaci.
Në Shqipëri, maestro Leonardo Quadrini, vjen pas shumë koncerteve që ka drejtuar, me Orkestrën Simfonike të RTSh , me Orkestrën e Operas dhe Baletit,me Orkestren e Universitetit të Arteve, me solistë shqiptarë me aktivitet të shkëlqyer, në Shqiperi e jashte saj. Ardhja e maestro Quadrinit, në Orkestrën Simfonike të RTSH, është një kënaqësi dhe një event i rëndësishëm, si për orkestrantët e orkestrës, ashtu dhe për publikun shqiptar që tashmë e njeh dhe e duartroket prej me shume se 30 vjet në skenat shqiptare.
Karizma dhe mjeshtëria e tij artistike, krijon një foto të jashtëzakonshme ne skenë, të të gjithë protagonistëve orkestër- solist.
Maestro me syze ekstravagante do të jetë të premten, në datë 20 shtator, në orën 19:00 ne Sallen “Ferdinant Deda” në Radio Televizionin Shqiptar , duke drejtuar orkestrën tonë simfonike, në një koncert me 3 vepra suksesi, për të cilat do të shkruajmë në vazhdim…
.
.
.
🗓 20 shtator
⏰️ 19:00
📍Salla “Ferdinand Deda”, në Radio Televizioni Shqiptar.

Tags: ,

Date

20/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

RTSH
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart