
Koncert “Orkestra e Harqeve Durrës – Classy Concert” në Durrës
Të dashur miq e artdashës!
𝗢𝗥𝗞𝗘𝗦𝗧𝗥𝗔 𝗘 𝗛𝗔𝗥𝗤𝗘𝗩𝗘 𝗗𝗨𝗥𝗥𝗘𝗦
𝘫𝘶 𝘧𝘵𝘰𝘯 𝘯𝘦̈:
CLASSY CONCERT 🎵
Dirigjent | 𝗗𝗲𝗻𝗶𝗼𝗹𝗮 𝗞𝘂𝗿𝗮𝗷𝗮 *
𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿 | 𝗼𝗿𝗮 𝟮𝟬:𝟬𝟬
📍 𝗩𝗶𝗹𝗮 𝗠𝗯𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿𝗼𝗿𝗲 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲̈𝘀 (𝗩𝗶𝗹𝗮 𝗲 𝗭𝗼𝗴𝘂𝘁)
Vila mbretërore është një prej godinave më ikonike të Durrësit, e ndërtuar në vitet 1920-1930 e cila prej kohësh qendron e mbyllur. Do të keni mundësinë të shijoni tigujt magjikë të Orkestrës në sallën e madhe të pritjeve të Vilës.
𝘕𝘦̈ 𝘱𝘳𝘰𝘨𝘳𝘢𝘮:
EDWARD ELGAR
PYOTR ILYICH TCHAIKOVSKY
* 𝗗𝗲𝗻𝗶𝗼𝗹𝗮 𝗞𝘂𝗿𝗮𝗷𝗮 është dirigjente, pianiste dhe padyshim një personalitet muzikor që arrin të përcjellë në mënyrën më efektive idetë dhe njohuritë e saj për muzikën. Si pianiste, Deniola e nisi aktivitetin e saj artistik që në fëmijërinë e hershme, duke marrë pjesë si soliste në shumë aktivitete artistike.
Me teknikën e saj të shkëlqyer dhe ndjeshmërinë artistike Ajo mori pjesë dhe u bë fituese e Çmimit të Parë në Konkursin Kombëtar “Pianisti i Ri”, i Çmimit të Tretë në Konkursin “Çesk Zadeja”, i Çmimit të Tretë në Konkursin “Tonin Harapi”, fituese e një burse studimi nga Instituti Italian i Kultures që i mundësoi të diplomohej në studimet Master në Konservatorin e Muzikës “N.Piccini” në Bari, Itali.
Pas diplomimit të shkëlqyer në Universitetin e Arteve ajo u angazhua si pianiste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Pjesëmarrëse në festivale të ndryshme, masterklase dhe koncerte në Gjermani & Austri. Në vitin 2008, në Gjermani, karriera e saj artistike u angazhua në pozicionin e pedagogut për shoqërim operistik dhe drejtim orkestral me Prof. M.Brauss.
Ajo ka përcjellë prej kohësh pjekurinë profesionale nëpërmjet pozicionit të saj si dirigjente dhe pianiste në Teatrin Shtetëror të Kaselit, Operan Shtetërore të Hanoverit, Drejtore Artistike në TKOB dhe tashmë merr drejtimin e Orkestrës së Harqeve Durrës.
🎫 Bileta & rezervime në 👇
𝗧𝗲𝗹 / 𝗪𝗵𝗮𝘁𝘀𝗔𝗽𝗽 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯
ℹ️ 𝘉𝘪𝘭𝘦𝘵𝘢 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘰𝘯 500 𝘭𝑒𝘬𝑒̈
