
Koncert “Shpat Deda: Udhetim ne fjale e tinguj”
Për të gjithë ju që më keni shkruajtur vazhdimisht ‘Kur po vjen në Tiranë?’ dhe qe ju kam premtu ‘Së shpejti me diçka shumë të veçantë!’ – ju ftoj të premten me 19 & 20 maj në ora 20:00 te Qendra Kulturore e Kishës Ortodokse për një udhëtim të paharrueshëm në fjalë e tinguj.
Me shokët e mi të zemrës @kuci.visar e @tomorkuci e kemi kriju nji program magjik i cili është kulminacioni i performansës sime live në këto 15 vitet e udhëtimit tim në muzikë. Me skenografinë mbresëlënëse të dizajnuar mjeshtërisht nga @laedia_hajdari, dhe me musafir special si e dashura ime @_ktrr_ dhe @wasbleibtkollektiv, ju premtoj se kjo do të jetë një natë për tu mbajtur në mend.
