Koncerti instrumentalo-simfonik “Rachmaninoff & Tchaikovsky” te TKOB
Tingujt e përjetshëm të dy gjigantëve të muzikës klasike, Sergei Rachmaninoff dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky, çelin siparin e një viti magjik në TKOBAP.
🎹Koncerti nr. 3 për piano dhe orkestër i Rachmaninoff-it, një kryevepër që do të emocionojë publikun me ndjeshmërinë dhe fuqinë e saj dramatike, do të interpretohet nga pianisti virtuoz Giovanni Bertolazzi, i cili do të sjellë çdo notë të kësaj vepre në një udhëtim intensiv shpirtëror.
✨Nga ana tjetër, Simfonia nr. 5 e Tchaikovsky-t, një vepër e mbushur me pasion, trishtim dhe triumf, që përshkruan betejën e njeriut me fatin, do të vijë fuqishëm nga Orkestra Simfonike e TKOBAP-së.
🌞🪄Nën drejtimin mjeshtëror të dirigjentit Sergio Alapont, çdo tingull do t’ju ngrohë zemrat këtë mes-janari.
🎟️ Biletat mund t’i merrni duke filluar nga data 13 JANAR pranë biletarisë së TKOBAP-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10