Date

13/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 21:00

Location

Salla "Tonin Harapi" Liceu Artistik

Çmimi

Hyrje e lirë

Koncerti me muzikë klasike nga “MERITA” te Salla Tonin Harapi, Liceu Artistik

Music hERItage TAlents – MERITA – Aty ku Muzika, Trashëgimia dhe Talentet takohen.

MERITA është një platformë digjitale që ka si objektiv kryesor atë të shtimit të shikueshmërisë dhe qarkullimit të kuarteteve të rinj evropianë të harqeve, duke promovuar në të njëjtin moment trashëgiminë kulturore evropiane.

Fitues i Thirrjes së Evropës Krijuese – Platformat Evropiane 2021 dhe i bashkëfinancuar nga Bashikimi Evropian, MERITA është një projekt i Le Dimore del Quartetto (Milano, Itali), që përfshin 16 institucione kulturore nga 11 Vende evropiane. Zhvillimi i projektit ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh dhe përfshin 38 kuartete harqesh për një total prej 152 artistësh.

Platforma digjitale MERITA krijon një vitrinë për artistët, prezanton sitet kulturore dhe shtëpitë historike, përmban materiale informuese dhe përmbajtësore për publikun, si koncertet, residencat artistike, studime dhe kërkime.

Platforma lejon për më tepër të afrojë spektatorë të rinj në muzikën klasike dhe në vendet me interes historik. MERITA synon të bëhet një pikë referimi për muzikantët e muzikës së dhomës dhe operatorët e sektorit, duke ndërtuar bazat për një model biznesi të ri dhe të vijueshëm në kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart