
Koncerti “Projekti MOZART” te TKOBAP
🎶TKOBAP ka hapur dyert e skenës për artistët e rinj, duke krijuar hapësira për eksperienca të mirëfillta për studentët.
🎹“Projekti MOZART” nuk sjell në skenë vetëm talentet e Universitetit të Arteve, por edhe ato të Liceut Artistik “Jordan Misja”, i cili këtë herë përfaqësohet nga pianisti Erbli Zade.
Me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, ky bashkëpunim ndërinstitucional bëhet një model frymëzimi për edukimin përmes përvojës së drejtpërdrejtë në skenë.
🎼Ky projekt nuk është thjesht një koncert, por një mundësi reale për të rinjt që duan të rriten profesionalisht, duke bashkëpunuar me artistë dhe struktura të nivelit më të lartë artistik.
✨Mbrëmjen e 10 prillit, ora 19:00, në Hollin Koncertor, muzika e Mozart-it do të tingëllojë si një dëshmi e bukur se arti dhe edukimi ecin krah për krah sepse e ardhmja nis pikërisht këtu.
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10
Ju mirëpresim!
