Date

17/11/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00

Konferenca “Familja, faktor kyç në mirëqenien psikologjike dhe sociale të të rinjve”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, shkolla “Tomorrow’s Education System” organizon konferencën me temë “Familja, faktor kyç në mirëqenien psikologjike dhe sociale të të rinjve”
Qëllimi i këtij aktiviteti është të sjellë në fokus të të rinjve rëndësinë e mendimit analitik, qëndrimin kritik ndaj fenomeneve sociale dhe zhvillimin e arsyetimit duke u përqëndruar në thellimin e kompetencave shprehëse, të të menduarit dhe jo vetëm, por duke këmbëngulur në rritjen e një brezi qytetarësh aktivë dhe të përgjegjshëm.
Tashmë kjo konferencë është kthyer në traditë.
Këtë vit vëmëndja drejtohet nga familja, si agjensia më e rëndësishme e socializimit.
Të ftuar si referentë janë profesorë dhe studiues duke i dhënë qasje shumëdimensionale kësaj dite.
Marrin pjesë profesorët: Saemira Pino, Lekë Sokoli, Nora Malaj, Helena Halili, Orilda Kalami, sociologe, mësuese e filozofisë dhe sociologjisë pranë shkollës “TES”.
Secili nga referuesit e trajton familjen në dinamika të ndryshme lidhur me sfidat aktuale dhe realitetin shqiptar e ndërkombëtar.
Të pranishëm do të jenë nxënës dhe mësues nga shkolla të mesme (publike dhe private) të Tiranës. Ata do të kenë fjalën e tyre me pyetje, referime dhe diskutime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart