“Konkursi i poezise – dita e shpallje se fituesve” te Aladini

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, autorja Eralda Baze dhe platforma më e madhe online e librit Bukinist.al kanë zhvilluar një mini-konkurs me krijime poetike. Votimi mbyllet më datë 20 mars 2023, ora 14:00, sipas orës lokale të Tiranës. Poezitë që do të marrin më shumë pëlqime (like) nga lexuesit tanë do të fitojnë çmimet përkatëse:
Çmimi i parë 200 Euro.
Çmimi i dytë 150 Euro.
Çmimi i tretë 100 Euro.
Çmim inkurajues 50 Euro.
Fituesit do të përfitojnë në vlerat përkatëse libra, duke ju dhënë gift cards (çeqe librash), të cilët mund t’i përdorin përmes platformës online Bukinist.al. Fituesve do t’u jepet si dhuratë edhe një kopje e romanit “Dielli më perëndon në Lindje”, botim i dytë, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Schnell”. Të ardhurat për organizimin e këtij konkursi janë bërë të mundur përmes shitjes së këtij romani.
Për ata që duan të marrin pjesë në konkurim të shkojnë tek faqja: https://www.facebook.com/botimet
Më datë 21 mars 2023, ora 11:00 në mjediset e Showroomit – Librari “Aladini” në ish-Bllok, përballë BKT-së, në Tiranë, do të ndahen çmimet, bazuar mbi të dhënat që do të jenë transparente për të gjithë nga faqja e Facebook. Ky aktivitet do të transmetohet LIVE në Facebook përmes faqes sime, por edhe nga Bukinist.al.
Librat me poezi gjatë muajit mars janë në ofertë -15% tek Bukinist.al: https://bit.ly/2TNU7L8

Date

21/03/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Aladini
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart