Konkursi Ndërkombëtar i Letërshkrimit për të Rinjtë “Imagjinoni se jeni oqeani

📚Universal Postal Union (një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara me seli në Bernë, Zvicër) rikthen edicionin e 54-të të Konkursit Ndërkombëtar të Letërshkrimit për të Rinjtë, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO) dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
📚
Në kontekstin e Konferencës së Oqeanit të OKB-së 2025 që do të zhvillohet në qershor, tema e këtij viti është: “Imagjinoni se jeni oqeani”. Shkruani një letër dikujt duke i shpjeguar pse dhe si duhet të kujdeset mirë për ju.
📚
Kompeticioni Ndërkombëtar i Letërshkrimit synon përmirësimin e letraritetit përmes artit të të shkruarit.

Fëmijët dhe të rinjtë (mosha 9-15 vjeç) janë target-grupi i përzgjedhur. Ju ftojmë ta shihni si një mundësi për të gjithë ju që shkruani.

Kompeticioni kërkon të inkurajojë pjesëmarrësit që të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre gjuhësore.

Universal Postal Union (UPU) nuk pranon shkrime, të cilët dërgohen nga shkollat apo individët. Të interesuarit që duan të jenë pjesëmarrës duhet të kontaktojnë Operatorin Kombëtar Postar ose organizatën, e cila merret me këtë kompeticion.

Afati i dorëzimit të shkrimeve është deri më 5 maj 2025.

Për më shumë info na shkruaj në: info@qkll.gov.al

Date

03/02/2025 - 05/05/2025
Në zhvillim

Cost

Me konkurs

Location

Qendra e Librit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart