

Konkursi Mbarëkombëtar i Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”, Edicioni i I-rë 2025
Qendra Kombëtarë e Kulturës për Fëmijë, në bashkëpunim me Qendrat e Kulturës në rrethe”, organizon:
Konkursin Mbarëkombëtar të Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”, Edicioni i I-rë 2025.
THIRRJE PËR PJESËMARRJE:
Ftohen të gjithë fëmijët e Shqipërisë të bëhen pjesë në Konkursin më të Madh Kombëtar të Pikturës, aty ku piktorët e rinj do të shpalosin gjithë talentin e tyre piktorik.
Koha e pranimit të aplikimeve: 1-31 Mars
Kategoritë pjesëmarrëse:
6-9 vjeç, 10-12 vjeç, 13-15 vjeç
Tema e konkursit: “Një ëndërr”
Përshkrimi: Pikturo një ëndërr ashtu siç e imagjinon ti, duke e shfrenuar fantazinë! Mund të jetë një kujtim i bukur, një reflektim mbi një ngjarje të caktuar, një dëshirë për të pasur diçka, për të udhëtuar diku, për të takuar dikë, apo për të realizuar një pritshmëri të vogël a të madhe.
Teknikat: akrelik, akuarel, ngjyra druri, lapustila, pastel, grafikë, teknika mikse, etj.
Formati: A3, letër-kartoni
Mënyra e dërgesës: Punimi duhet të dërgohet fizikisht me postë. Adresa: Teatri i Kukullave, Sheshi “Austria”, Rruga “ amëria”, Tiranë.
Kërkesa të tjera: Bashkë me punimin, aplikanti duhet të sjellë edhe një foto personale, emrin e plotë, klasën/shkollën, qytetin ku jeton, qendrën kulturore për fëmijë ku bën pjesë (nëse bën pjesë) dhe një emër/numër telefoni të prindit.
Do të vlerësohet: Mesazhi që përcjell piktura dhe teknika e përdorur në realizimin e saj.
Faza finale: Pas dorëzimit sipas afatit të caktuar, një juri e jashtme profesionistësh, e përbërë nga emra të njohur të artit pamor do të përzgjedhë punimet më të mira nga secila kategori. Vetëm konkurrentët finalistë nga secila kategori do të njoftohen për të marrë pjesë në ekspozitën që do të organizohet me këtë rast në Tiranë.
Çmimet: Për secilën kategori moshe do të ketë nga 3 çmime të para. Gjithashtu, gjatë ekspozitës do të jepen dhurata për fëmijët fitues dhe shumë çmime speciale.
Eja dhe bëhu pjesë në festën më të madhe të ngjyrave!
PIKTURO dhe FITO!
Për çdo informacion, na shkruani në adresën elektronike: info@qkkf.gov.al
Related Events


Përzgjedhja muzikore te Magic Club

Përzgjedhja muzikore te The Code Bar
