“Kthimi i ushtrisë së vdekur” te DPA

Të hënën, më 11 nëntor 🗓, ora 18:00 ⏰, në “Auditorium”-in pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), do të shfaqet për herë të parë në formë të digjitalizuar filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”. 🎬

Ky realizim i regjisorit Dhimitër Anagnosti në vitin 1979, ekranizohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur me këtë rast, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF).

Në këtë jubile kombëtar, DPA-ja synon që përmes kinematografisë, duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të filmave, t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit. 🇦🇱

Rezervo ulësen në aplikacionin teater.arkiva.gov.al. 📱🔍

📍DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë
Hyrja është e lirë. ✅
Ju mirëpresim! 😊

#ArkivatFrymëzojnë
Ardit Bido
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit
#80VjetoriClirimit
#80vjet
#Clirimi
#Shqipëri

Date

11/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 20:00

Cost

Me rezervim

Location

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart