Kukësi i Kulturës

JU FLET KUKËSI!
Si porta hyrëse me numrin më të madh të kalimtarëve në vend, Kukësi mbart mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, vetëdijësimi për të cilat vlen të pasohet nga njohja dhe promovimi. Pas suksesit të disa shtigjeve natyrore, tani duhet synuar tërheqja e vëmendjes së operatorëve drejt përfshirjes së qytetit edhe në hartën e turizmit kulturor të Shqipërisë. Do të ishte një vend i merituar për lashtësinë, trashëgiminë dhe historinë e kohëve moderne prej nga vjen Kukësi i vogël që shohim sot.
Përpjekjeve për t’i kontribuuar pasurimit të ofertës turistike të qytetit i është bashkuar prej një viti edhe organizata GO2 Albania, që në bashkëpunim me Bashkinë Kukës ka hartuar 3 itinerare të reja.
Këtu bëjnë pjesë shtegu për Shpellat e fshatit Lojme dhe shtegu për stanet e Gjallicës. Risi mbetet itinerari “Kukësi i Kulturës” – një përzgjedhje e veprave më përfaqësuese të historisë, kulturës, artit tradicional dhe jetës së qytetit. Prandaj që në ditën e parë të të këtij udhëtimi familjarizues që zhvillohet në datat 28-29 Tetor 2024, përfaqësues të agjencive turistike, udhërrëfyes të çertifikuar dhe gazetarë mund të provojnë përjetime të forta emocionale këtij rrugëtimi.
Në ditën e dytë ata do të pasurohen me përvojën e eksplorimit të një vargu me 15 shpella e guva në shpatin verilindor të malit të Gjallicës, ndërsa për arsye stinore, itinerari i tretë – Stanet e Gjallicës – do t’u ofrohet si udhërrëfyes në format fizik dhe elektronik në disa platforma.

_
Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLoAD 2), financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP. @undpalbania @reload_westernbalkans @euinalbania @bashkiakukes

#ReLOaD #ReLOaDAlbania #DemokraciVendore #BallkaniPerëndimor #EuropeanUnionInAlbania #UNDPAlbania #UNDPEUpartnership
#KorabKoritnik #NationalPark #protectedarea #nature
#tourism #localyouth #natureguide #tourguide #certified #sustainability #culture #heritage #localeconomy

Date

28 - 29/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Çmimi

Pjesëmarrje e lirë

Location

Kukes
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart