“La Serva Padrona” në Teatrin e Operas dhe Baletit

Edukimi përmes kulturës, rikthehet në TKOB. 🙂

“La Serva Padrona” opera buffa e Giovanni Battista Pergolesi, vjen në TKOB për fëmijët dhe nxënësit e vendit, në kuadër të “Edukimit përmes Kulturës”.
Teatri numëron 17 shfaqe të vëna në skenë deri më sot, qëkur kjo nismë ka marrë jetë për edukimin e brezit të ri. 🙏

Serpina në “La Serva Padrona” është shërbyese në shtëpinë e Ubertos dhe në veprën e tij, Pergolesi sjell në mënyrë ironike dhe buffa, përpjekjen e saj për t’u respektuar nga padroni, si të ishte një zonjë e vertetë shtëpie. Duke parë “llastimet” e Serpinës, padron Uberto vendos që duhet të martohet. Kështu do të jetë zonja e re e shtëpisë të kujdeset për të. Atëherë, Serpina ka një ide! Përse të mos jetë ajo, zonja e re e shtëpisë? A do t’ja dalë Serpina?!

Të dashur nxënës dhe fëmijë, ju presim bashkë me prindërit dhe mësuesit tuaj, të ndiqni këtë shfaqje të mrekullueshme në datat 1, 2, 3, 4, 5 Nëntor 2022, në orën 12:00.

🏷 Biletat shiten çdo ditë në sportelin e TKOB, nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.

Tags:

Date

01 - 05/11/2022
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:00 - 12:00

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart