
Leksion i hapur “Vdekja e (pa) pashpjegueshme e teatrit radiofonik shqiptar”
Të mërkurën, 23 prill 2025, ora 11:00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Fakulteti i Artit Skenik (FAS) pranë Universitetit të Arteve (UART) dhe Qendra e Studimit të Arteve (QSA) pranë Akademisë së Shkencave, organizojnë leksionin e hapur “Vdekja e (pa)shpjegueshme e teatrit radiofonik shqiptar”, ku studiuesja e teatrit e QSA, dr. Anxhela Çikopano do të ndajë me studentë e pedagogë historinë e këtij zhanri në Shqipëri, specifika të caktuara të tij, gjendjen e tij aktuale, problematika dhe sugjerime për të ardhmen, këto të fundit, të ngritura në bazë të një anketimi të gjerë online. Kërkimi, që është realizuar në bashkëpunim me prof. as. dr. Majlinda Hala nga UART është prezantuar në European Symposium of the History of Audio Drama 2024 në Budapest dhe do të moderohet nga prof. as. dtrn. Alert Çeloaliaj, shef departamenti dhe pedagog në FAS. Jeni të mirëpritur!
