
Lexim & takim me perkthyesin Edon Qesari per librin “Kafsha qe jep shpirt” te “Shtepia Studio Kadare” Tirane
Ju ftojmë me kënaqësi më 12 Dhjetor, ora 18:30, të na bashkoheni tek “Shtëpia Studio Kadare” për një mbrëmje të veçantë.
📚 Do të lexojmë pjesë nga vepra “Kafsha që jep shpirt” të Philip Roth, një vepër që trajton dinamikat komplekse të një marrëdhënieje ndërmjet një profesori karizmatik dhe një ish-studenteje. 📖 Gjatë kësaj mbrëmjeje, përkthyesi i veprës Edon Qesari do të jetë i pranishëm. Së bashku do të lexojmë pjesë të romanit dhe do të diskutojmë përmbajtjen e tij, duke shijuar një gotë verë. 🍷
Ju presim me padurim të na bashkoheni në këtë event unik!
