
“Lule Kosova 2025” me Astrit Ismaili
Më 21 shkurt në orën 19:00, Bulevard ju fton në provën e hapur të udhëhequr nga artisti performues Astrit Ismaili. “Krijimtaria Nën Kufizime” është një nocion që rrjedh nga praktika e artistit. Gjatë tre ditëve intensive, që do të ndodhin gjatë javës që feston Pavarësinë e Kosovës, Ismaili do të punojë me një grup për të eksploruar kufizimet përmes fikcionit, historisë dhe temave personale.
Hajde të festojmë këtë Lule Kosova 2025 të veçantë me ne!
