MANIFESTO VALA E MADHE te Zeta

MANIFESTO VALA E MADHE
Mes 22 nëntorit dhe 15 dhjetorit, Qendra e Artit Bashkëkohor Zeta prezantoi çekspozitën “Manifesto Vala e Madhe: Dy orë ajrim”, e cila ofroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të dy dekadave të aktiviteteve artistike margjinale të prodhuara që nga vitet 2000 nga DebatikCenter of Contemporary Art dhe Kolektivi Manifesto.
Në vijim të këtyre aktiviteteve, do të mbahen dy evente përmbyllëse: “Kinemaja para gjyqit: Nga kinokronikat e gjyqeve komuniste tek filmat e vigjilencës revolucionare të masave” – Prezantim libri dhe bisedë e hapur me autoren Jonida Gashi, PhD (autor / anëtar i redaksisë së BAP), Ataol Kaso (botues / anëtar i redaksisë së BAP), Ylber Marku, PhD (recensent i brendshëm / anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë), dhe Anxhela Çikopano, Dr (recensente e brendshme / anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) – (6 shkurt), dhe punëtoria mbi konferencën me titull “Vitet 1990 si periudhë e zhbërjes dhe ribërjes së kulturës në Shqipëri”, me ligjërues: Jonida Gashi, PhD; Ylber Marku, PhD; Vincent WJ van Gerven Oei, PhD; Raino Isto, PhD, dhe Sashenka Lleshaj, PhD (7 shkurt).

Ky event është pjesë e #swissculturalweek nga @swissculturalfund.al . Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.

Date

06 - 07/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 20:00

Cost

Hyrje e lirë

Location

Zeta Contemporary Art Center
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart