
Maratona e leximit te “COD Kryeministri”
MaratonaELeximit | Lexojmë për njëri-tjetrin
📚 Qendra për Hapje dhe Dialog rikthen sërish këtë vit Maratonën e Leximit. Veprimtaria vjen si një bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fan Noli”, Tiranë, me temë “Lexojmë për njëri-tjetrin”, nga fondi i librave të Bibliotekës së Kryeministrisë.
📌 Në këtë ditë, gjatë maratonës, nxënësit do të lexojnë në mënyrë vijuese pjesë të librave për fëmijë, të cilët gjenden në bibliotekën e #COD. Në fund ata do të kenë mundësi të japin përshtypje për ngjarjet e lexuara nga bashkëmoshatarët e tyre.
🗓 18 prill 2024, ora 14:00
📍 Biblioteka e Kryeministrisë, COD
