meeting marubi shkodra

“Marubi si shkrimtar” – Takim me Ardian Ndrecën

𝓜𝓪𝓻𝓾𝓫𝓲 𝓼𝓲 “𝓼𝓱𝓴𝓻𝓲𝓶𝓽𝓪𝓻”

Përmbledhje e shkurtër e bisedës që do të mbahet në Muzeun Marubi me datë 📅 20 shtator 2024 nga Prof. dr. Ardian Ndreca.

🗞Arti i fotografisë ka një valencë të dyfishtë, nga njëra anë ai shpalosë një “strategji narrative” të veçantë që përdorë dritën dhe nga ana tjetër aktivizon shkrimin e qytetit nëpërmjet gjallërimit të imagjinatës sonë. Fotografia e Marubit rekuperon një dimension të mëtejshëm që shkrimtari nuk ka mundësi ta rrëfejë aq drejtpërdrejt me mjetet që disponon. Aktivizimi i këtij niveli makrotekstual bën që artisti fotograf të kthehet në një shkrimtar “sui generis” dhe rrëfimi i tij të ngërthejë trajta bindesë dhe thellësi intime edhe pas shumë dekadash.

____________________________

📌Ardian Ndreca ka lindur në Shkodër në vitin 1969. Ka kryer studimet për filozofi në Romë ku edhe jeton që nga viti 1990. Mban katedrën e Historisë së Filozofisë moderne pranë Universitetit Urbanian dhe është profesor i ftuar pranë John Carroll University (Cleveland). Nga viti 2006 deri në vitin 2015 ka drejtuar revistën “Hylli i Dritës” dhe nga viti 2016 drejton të përkohshmen “Shêjzat”. Ka qenë i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm bashkëkohorë. Ka botuar një seri artikujsh filozofikë në revista të specializuara. Ka organizuar konferenca shkencore si edhe disa kuvende ndërkombëtare, ndër të cilat përmendim: “L’Albania nell’Archivio di Propaganda Fide” (Romë, tetor 2015), “Drita e Arkivave, dritë mbi arkivat” (Tiranë, dhjetor 2017).

Date

20/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Muzeu "Marubi" Shkoder
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart