“Mbi miqësinë” nga “Was Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda”
Miqësia është një lidhje e thellë dhe e ndërsjellë midis individëve, e cila karakterizohet nga besimi, respekti dhe përkujdesja. Megjithatë, pse nuk mendojmë për miqësinë edhe si një akt politik?
“Mbi Miqësinë” është një performancë interaktive e kërcimit bashkëkohor që interpreton miqësinë si “një mënyrë jetese”. Performanca ndërthur koregrafinë intime, tekstet ngacmuese, dhe aktivitete me bazë ndërveprimin për të folur mbi tema si solidariteti, mirëbesimi dhe rezistenca.
Hyrja falas – Bashkohuni me ne!
16-17-18-19, Janar 2025
ora 19:00
Teatri Metropol
*
Një performancë dhe instalim nga @wasbleibtkollektiv | @gentiandoda
Regji & koreografi: @gentiandoda
Interpretues dhe bashkëpunëtorë: @rosellapell @fjorald_fjodo rafael_hoxhaj
Muzika: Cezar Aliaj
Kostumografi: @ardiasllani
Instalimi i mbikëqyrur: @eltkor
Fotografia: @andisrado
Dizajni: @hina_shkembi