
Mbrëmja “Zgjimet, nga kaosi në kozmos” me Silda Anagnosti dhe Gaz Paja te “COD Kryeministri”
ZGJIMET nga kaosi në kozmos në COD
📜 “Vetëm më të guximshmit janë si shiu
Nuk i tremb ndryshimi në të gjitha vetet, shpirtrat, dimensionet.
Ndaj lëshojnë atë aromën dehëse të plisave të thatë që shuajnë etjen me shi,
Vetëm më të guximshmit janë magji”.
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog ka kënaqësinë t’ju ftojë në mbrëmjen “Zgjimet, nga kaosi në kozmos” me poeten Silda Anagnosti dhe poezinë e saj nën shoqërinë e aktorit të mirënjohur Gazmend Paja për t’u zhytur në një mbrëmje plotë art mes poezisë, muzikë dhe kauzës në mbështetje të grave e vajzave në nevojë.
Ju mirëpresim!
🗓 23 prill 2024 | ora 19:00
📍 Biblioteka e Kryeministrisë
