
“Mbrëmje e Artit dhe Gjithëpërfshirjes”
Në datën 3 dhjetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ju ftojmë të bashkoheni në një mbrëmje të veçantë plot emocion dhe art.
Artistë me aftësi ndryshe do të performojnë krah për krah me artistë të tjerë, duke sjellë një mesazh fuqie, bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje. 🌟
🔹 Vendi: Salla e Koncerteve “Tonin Harapi” Liceu Artistik
🔹 Ora: 19.00
Le të festojmë së bashku diversitetin dhe talentin që na bashkon si shoqëri! ❤️
