Mbrëmje poetike me aktorë të Teatri “Migjeni” në Shkodër

#MbrëmjePoetike | SHKODËR

📜 “N’nji fije t’thellë gjaku”, përmbledhja poetike e poetes, studiueses dhe përkthyeses Ledia Dushi, vjen në “Mbrëmjen Poetike” nën interpretimin e aktorëve të “Teatrit Migjeni”: Merita Smaja dhe Astrit Fani, por dhe pjesëmarrjen e veçantë të autores Ledia Dushi.

🗣 Poetia Ledia Dushi shfaqet që në fillimet e viteve ‘90 dhe aktualisht është autore e 📚 katër vëllimeve poetike. Poezia e saj është vlerësuar brenda dhe jashtë vendit, duke u përkthyer dhe botuar në disa gjuhë. Si përkthyese ka sjellë në shqip vepra të autorëve si, Machiavelli, Umberto Eco, Jane Austen, Hilary Mantel, Jorge Luis Borges, Carlos Ruiz Zafon etj. Ndërsa në fushën e studimit, objekt i hulumtimit të saj janë ritet dhe strukturat religjioze, veçanërisht ritet e vdekjes në Shqipërinë e Veriut.

Ju mirëpresim!

🗓 25 mars 2024 ora 18:30
📍 Biblioteka “Marin Barleti”

Date

25/03/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:30

Location

Biblioteka Publike "Marin Barleti" Shkodër
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart