Mbrëmje poetike për Ali Asllanin te Teatri “Petro Marko” Vlorë

MBRËMJE POETIKE | ALI ASLLANI
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë organizojnë mbrëmjen poetike kushtuar diplomatit dhe kryebashkiakut të viteve ‘20-‘30 të shekullit XX, Ali Asllani.
📖 “Ah ky mall, ky mall i çmendur”, vjen në teatrin “Petro Marko” me krijimtarinë e jashtëzakonshme të poetit 🖋️ Ali Asllani, që i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, burrërisë e dashurisë. Aktivitet i ideuar nga Rozeta Feri, nën kujdesin artistik të Driada Dervishit, me pjesëmarrjen e aktorëve: Yllka Mujo, Viktor Zhusti dhe Artan Islami, 🎶 muzika nën kujdesin e kompozitorit dhe pianistit Aulon Naçi, shoqëruar nga 🎻 kuarteti i harqeve: Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola, Dorina Laro dhe në fyell e cylë dyjare Vendim Kapaj dhe me pjesëmarrjen e sopranos Suada Gjergji.
Ju mirëpresim!
📍 Teatri “Petro Marko” Vlorë
🗓️ 17 Tetor 2024, ⏰ ora 19:00

Date

17/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri Petro Marko Vlorë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart