“Me fjalë të tjera – Bisedë me 𝐄𝐥𝐯𝐢𝐫𝐚 𝐃𝐨𝐧𝐞𝐬” te “Europe House”

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Europe House ka kënaqësinë të paraqesë takimin e dytë të ciklit Me fjalë të tjera, një seri takimesh dhe bisedash me zërat më interesantë të letërsisë artistike italiane me origjinë shqiptare.
E ftuara e dytë, shkrimtarja 𝐄𝐥𝐯𝐢𝐫𝐚 𝐃𝐨𝐧𝐞𝐬,, e cila do të bisedojë me Fabio Rocchi, profesor universiteti dhe autor i monografisë Zërat e parë të Italofonisë shqiptare.
𝐄𝐥𝐯𝐢𝐫𝐚 𝐃𝐨𝐧𝐞𝐬, ka lindur në Durrës dhe rritur në Tiranë. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, ajo nisi karrierën gazetareske, duke drejtuar programe informative dhe kulturore në Televizionin Shtetëror Shqiptar. Në vitin 1984 u diplomua për letërsi angleze dhe letërsi shqipe pranë Universitetit shtetëror të Tiranës. Në vitin 1988 u largua nga vendi – në atë kohë ende nën diktaturën komuniste – duke u vendosur në Zvicër.
Në vitin 1997 botoi romanin e saj të parë Dashuri e huaj (i përkthyer një vit më pas në Itali nga Besa Editrice me titullin Senza bagagli). Nga viti 2004 deri në vitin 2015, ka jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u kthyer më pas në Zvicrën Italiane në vitin 2015. Ndër veprat e saj vlen të përmendim Sole Bruciato (Feltrinelli 2001, titulli origjinal Yjet nuk vishen kështu), Bianco giorno offeso (Interlinea 2004, titulli origjinal Ditë e bardhë e fyer), Vergine giurata (Feltrinelli 2007), I mari ovunque (Interlinea 2007, titulli origjinal Më pas Heshtja), Piccola guerra perfetta, Einaudi 2011. Aktualisht, me La nave del Teseo, është në proces botimi, romani i saj i fundit La breve vita di Lukas Santana.
Shkrimtare dygjuhëshe, shqip dhe italisht, ka shkruar edhe disa skenarë kushtuar investigimeve dhe çështjeve sociale, duke realizuar edhe një seri dokumentarësh për RSI – Radio Televizioni Zviceran.
Libra të tjerë të saj në shqip janë romani Kardigan (Tirana 1998), tregimet e përmbledhura tek Lule të gabuara (Tiranë 1999) dhe I love Tom Hanks (2002, ribotuar nga Botime Pegi në 2014).

Date

30/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

"Europe House" Tirana
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart