Me fjalë të tjera me Elvira Dones

𝑴𝑬 𝑭𝑱𝑨𝑳𝑬̈ 𝑻𝑬̈ 𝑻𝑱𝑬𝑹𝑨
𝐁𝐢𝐬𝐞𝐝𝐞̈ 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 Ornela Vorpsi , Elvira Dones , Gazmend Kapllani e Anilda Ibrahimi
🇦🇱 Në bashkëpunim me Europe Haouse kemi kënaqësinë të prezantojmë një seri takimesh dhe bisedash me zërat më interesantë të letërsisë artistike italiane, me origjinë shqiptare.
▶️Janë takime që duan t’u mundësojnë lexuesve njohjen më mirë të shkrimtareve dhe shkrimtarëve të larguar nga Shqipëria vite më parë dhe që janë protagonistë të një përvoje intelektuale intensive jashtë vendit.
▶️ Forca e një letërsie që shpreh vetveten pikërisht me fjalë të tjera, të ndryshme nga ato të gjuhës amtare, dëshmon në mënyrë shembullore natyrën multikulturore të shoqërisë bashkëkohore dhe vendos në qendër të reflektimit, karakteristikën kryesore të mesazhit letrar: aftësinë e tij për të qenë thellësisht gjithëpërfshirës dhe pjesë përbërëse e imagjinatave nga më të larmishmet.
Na ndiqni në postimet në vazhdim❗️

Date

30/05/2023
Aktivitete të Përfunduara

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

"Europe House" Tirana
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart