Date

01 - 31/03/2025
Në zhvillim

Time

11:00 - 20:00

Location

"Kub France Tirana" Piramida

Muaji i Frankofonisë te “Kub France Tirana” Piramida

MUAJI I FRANKOFONISË NË KUBFRANCETIRANA!

Në kuadër të muajit të frankofonisë, KubFranceTirana sjell për ju tri eksperienca VR të krijuara në Francë, që do të jenë të disponueshme gjatë gjithë muajit.

🏛️ ARCHI VR: La villa Savoye – Udhëtoni në vitin 1930 dhe zbuloni historinë e vilës Savoye përmes kujtimeve të Émilie Savoye. Njihuni me një nga veprat më emblematike të arkitekturës moderne, krijuar nga mjeshtri Le Corbusier.

🏰 Notre-Dame de Paris: Voyage dans le passé – një vizitë në Realitet Virtual të Notre-Dame de Paris, bazuar në rindërtimin e shekullit XVIII nga videoloja Assassin’s Creed: Unity. Përjetoni një udhëtim spektakolar mbi harqet e saj dhe zbuloni Parisin e shekullit XVIII.

🎬 Kinoscope – Një përvojë VR që ju fton të eksploroni historinë e filmit në një univers vizual magjepsës. Treguar nga Dean Tavoularis, dizajneri i prodhimit të filmave ikonikë si “The Godfather”, “Apocalypse Now” dhe “Bonnie and Clyde” etj., Kinoscope transformon evolucionin e kinemasë në një aventurë ndërvepruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart