Premierë në AQSHF

5 shkurt 2025

18:00

Një rrëfim audiovizual që trajton temën e propagandës në art dhe rolin e saj të rëndësishëm politik. Projekti bazohet në imazhe arkivore nga trashëgimia kinematografike shqiptare e ruajtur në AQSHF, duke u zhytur thellë në mënyrat se si propaganda i dha formë jo vetëm artit, filmit dhe muzikës, por edhe përvojave personale dhe historive familjare.
Premiera do të vijohet nga një bashkëbisedim me ekipin artistik mbi temat e eksploruara në projekt, si dhe konceptin dhe procesin krijues pas punës.

Skenari dhe regjia nga Ermela Teli;
Kamera: Olsi Hoxha, Ermela Teli;
Audio: Ermela Teli;
Muzika dhe montazhi: Olsi Hoxha;
Grafikat: Klea Muceku

Vendodhja: Rruga «Aleksandër Moisiu», №76/1, Tiranë

Hyrja e lirë dhe e mirëpritur.

Ky event është pjesë e
#SwissCulturalWeek nga @
swissculturalfund.al. Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.