Nëntori Numerik – Workshop “Mjeshtrit në lëvizje: Një eksperiencë digjitale e historisë së artit” me Esmerina Hidri dhe Nea Tandini
Esmerina Hidri, themeluese e Beez Games; Nea Tandini, historiane arti dhe profesoreshë në ICART
Ky seminar do të eksplorojë se si mjetet dixhitale, si p.sh. hartografia dixhitale, mund ta transformojnë historinë e artit në një përvojë dinamike dhe imersive.
Duke u mbështetur në Art History’s Untold Stories nga Nea Tandini, seminari do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të gërmojnë në jetën e mjeshtërve të vjetër evropianë, duke përjetuar shkrirjen e përmbajtjes historike dhe teknologjisë.