
“Një përshëndetje artistike” nga Cirku Kombëtar
Në zemër të qytetit, atje ku ëndrrat marrin jetë dhe emocionet vallëzojnë në ajër, artistët e cirkut janë gati t’ju ftojnë në një botë tjetër. Një botë ku akrobacia sfidon gravitetin, ngjyrat shpërthejnë si fishekzjarrë dhe buzëqeshjet janë të garantuara – për të vegjlit dhe të rriturit!
Më 12 dhe 13 prill, në orën 17:00, Teatri i Kukullave
Biletat mund ti tërhiqni pranë sportelit të Teatrit të Kukullave nga ora 16.00.
Ejani të shihni nga afër mjeshtërinë, guximin dhe bukurinë e artit të cirkut – një spektakël që do t’ju mbetet në zemër.
🎉 Ejani me familjen, shoqërinë, dhe sytë plot kureshtje!
