Opera “Lucia di Lammermoor” për personat me aftësi ndryshe te TKOB
Produksioni më i ri me audio përshkrim: Opera “Lucia di Lammermoor” 🎶✨
Pas suksesit të parë me baletin “Arrëthyesi” shfaqje e cila u realizua me audio përshkrim, United Nations Association Albania në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sjellin këtë vit një tjetër përshtatje të veçantë për njerëzit me shikim të dëmtuar! Më 16 dhjetor 2024, ora 19:00, në skenën madhështore të TKOB-së do të ngjitet opera klasike “Lucia di Lammermoor” nga Gaetano Donizetti, tashmë e qasshme për të gjithë! 🎧
Çfarë e bën këtë përvojë unike?
Për të gjithë njerëzit me shikim të kufizuar, shfaqja do të shoqërohet me një përshkrim zanor LIVE që sjell në jetë emocionet dhe dramat e operës në sytë e mendjes.
Përshkrimi do të realizohet nga Gentian Mumajesi, i specializuar në interpretimin vizual të skenave, për të ofruar një përvojë sa më të plotë dhe emocionuese.
📌 Programi:
✨ Ora 18:10 – Hyrja në sallë dhe një prezantim i detajuar nga përshkruesi për historinë e operës, skenën dhe personazhet.
✨ Ora 19:00 – Fillimi i operës magjepsëse të “Lucia di Lammermoor”.
🎟 Biletat:
Hyrja është falas për personat e pajisur me librezën e Identitetit për përfituesit e Statusit të të Verbërit dhe për shoqëruesit e tyre.
👉🏻 Ky projekt realizohet falë bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe United Nations Association Albania, në kuadër të Programit @artnexusprogramme, që synon përfshirjen dhe aksesin e barabartë në art për të gjithë.
Mos e humbisni këtë përvojë të jashtëzakonshme, ku arti i operës dhe teknologjia e përshkrimit zanor bashkohen për të krijuar një botë magjike për të gjithë. Kjo praktikë është bërë tashmë pjesë e traditës së një ndër institucioneve kulturore më të rëndësishme në Shqipëri!
🎉 Ju mirëpresim dhe urojmë ta shijoni këtë shfaqje të paharrueshme! 🎭