la serva padrona

Opera për fëmijë “La Serva Padrona” te TKOB

Opera komike “La Serva Padrona”, rikthehet në Hollin Koncertor të TKOB-së me një qëllim të vetëm: Për të sjellë prindërit dhe fëmijët në një fundjavë plot gëzim dhe argëtim në TKOB.

Historia e Serpinës, një shërbëtore me mendje të mprehtë, e cila, përmes zgjuarsisë dhe manovrave që përdor, arrin të manipulojë zotërinë e saj, Uberton, duke marrë rolin e zonjës së shtëpisë.

🌸Serpina do të interpretohet nga sopranoja, Rovena Xhelili, Uberto do të vijë në interpretimin e baritonit Artur Vera dhe shërbëtori Vespone do të interpretohet nga Genc Vozga.

Me shoqërimin muzikor të Etrita Ibrahimit në clavicembalo dhe kuintetin e harqeve të TKOB-së, të drejtuar nga maestro Dritan Lumshi, kjo vepër e dashur do të vijë me regjinë e Ada Gurrës, për të ofruar një eksperiencë të këndshme për të gjithë familjen.

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

Date

05 - 06/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:00 - 12:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart