
Opereta” Vejusha Gazmore” te Salla e Koncerteve UART
Universiteti i Arteve, Fakulteti i Muzikës ka kënaqësinë t’ju ftojë në premierën e operetës” Vejusha Gazmore” e cila do të shfaqet datë 10 Prill ora 19.00,ne Sallën e Koncerteve UART. Muzika e bukur e Franz Lehar, nën libretin e Victor Leon dhe Leo Stein do të interpretohet nga Orkestra dhe Kori studentë të Fakultetit të Muzikës. Një falenderim i veçantë shkon për mbështetësit e këtij projekti: Drejtorin e TKOB Z. Aulon Naçi, Drejtorin e QKFA Z. Arben Skënderi, dhe New Generation Z. Ilir Tafaj.
Ju mirepresim!
