
Panairi – Puka Fest 2024!
✨SAVE THE DATE!!
Ju ftojmë të bëheni pjesë e Edicionit të V – Puka Fest 2024!
Shoqata Agropuka me mbështetjen e Dorcas Aid International Albania & Kom Over en Help dhe We Effect, Suedi, si dhe në bashkëpunim me bashkinë Pukë organizon me datë 20 Dhjetor 2024 panairin e fundvitit “Puka Fest” një panair i cili tashmë është shndërruar në traditë për qytetin tonë.
Ky panair zhvillohet në kuadër të festave të fundvitit, ku dhjetëra fermerë , grupe prodhuesish, grupe të përpunimit të grave ekspozojnë gatime tradicionale të zonës.
Ejani me 20 Dhjetor, Ora 17:30 ,📍pranë sheshit Skënderbej, Pukë të kalojmë një kohë festive së bashku në këtë atmosfere të bukur festash dhe të njiheni me traditën e bukur të amvisave dhe prodhuesve të tjerë pukjanë.
#supportlocalfarmers #agropuka #dorcas #komoverenhelp #weeffect #pukafest2024
