Performancë muzikore dhe bisedë me Arbëreshë te Grupi “Ata” Kamëz

Performancë muzikore & bisedë me A R B Ë R E SH Ë

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me projektin muzikor A R B Ë R E SH Ë, krijim i muzikantes me të njëjtin emër e cila jeton mes Kosovës, Shqipërisë dhë Zvicrës. Ajo eksploron stile të ndryshme, me disa lloj instrumentesh muzikorë, por realizimet e saj të fundit të këngëve popullore shqiptare kanë tërhequr shumë vëmendje duke ngjallë pëlqyeshmëri ndër audiencë dhe duke rritur gradualisht ndjekësit e saj. Për A R B Ë R E SH Ë, muzika nuk është veç pasion, por ajo ia jep ndjesinë e të qenit në shtëpi. Gjatë performancës do të kemi mundësi të bisedojmë më gjatë me artisten mbi konceptin e saj artistik dhe praninë e saj në vazhdim me krijimtarinë e re.

Në këtë mes vjeshte, ju ftojmë në këtë format të ri aktiviteti në oborr. E nisim me A R B Ë R E SH Ë-n, me datë 24 tetor, e enjte, ora 19.00, në Kamëz.

Date

24/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Grupi “Ata” Kamëz
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart