![](https://almanart.al/wp-content/uploads/2024/05/Snapinsta.app_440962022_18316605043178213_2827033330455896576_n_1080-1.jpg)
Balet “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”
⚔️🦅 Rikthejmë në TKOB, pas më shumë se 10 vitesh, baletin “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës.
🇦🇱Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimit, libret të Ismail Kadaresë, koreografi të Agron Aliajt, skenografi e kostumografi të Naxhi Bakallit e baletmaestër, Carlos Montalvan dhe Alisa Gjoni.
🫂Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare.
Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin. 📜Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës e mes kreshnikëve të tij.
📍Ju presim më 12, 13 maj, ora 20:00!
🎟️ Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
![QR Code](https://almanart.al/wp-content/uploads/mec/qr_8488fdb502e071f4d5f7649696ffe79f.png)