
Prelud simfonik dhe “Messa di Gloria” nga Giacomo Puccini në Durrës
Prelud simfonik dhe Messa di Gloria në Durrës!
Dy vepra të kompozitorit Giacommo Puccini të cilat morën jetë që në rini të tij, vijnë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, këtë mes vjeshte.
Preludi Simfonik i Puccinit është një fantazi simfonike me një kohë të vetme që natën e 7 tetorit në TKOB do të pasohet nga Messa di Gloria, një nga veprat më intime dhe prekëse të tij, shkruar kur ai ishte vetëm 20 vjeç duke përfaqësuar një dëshmi të gjeniut të tij të hershëm.
⚜️Një tjetër natë unike e cila vjen nga Orkestra Simfonike e TKOB-së nën drejtimin e mjeshtrit të dirigjimit, Toufic Maatouk dhe Kori i TKOB-së nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi, me pjesëmarrjen e tenorit Raffaele Abete, baritonit Armando Likaj dhe bass-it Bledar Domi.
Hyrja e lirë!
