Promovim i librit “Historiografia e artit të tingullit në botën shqiptare – Nga Prehistoria deri në Antikitet”

Të enjten, 14.11.2024, ora 12:30 në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë @akademia_shkencave , Qendra e Studimit të Arteve në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve, @_uart_ në kuadrin e Panairit të 27-të Librit, organizojnë promovimin e librit “Historiografia e artit të tingullit në botën shqiptare – Nga Prehistoria deri në Antikitet” shkruar nga prof. asoc. dr. Edmond Buharaja dhe botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Takimi do të moderohet nga Prof. Arben Llozi, dekan i Fakultetit të Muzikës, UART dhe do të marrin pjesë akad. Vasil Tole, @vasil_s_tole prof. Petrika Afezolli, Përgjegjës i Departamentit të KMDP, UART, dr. Kreshnik Duqi @kreshnikduqi studiues i muzikës pranë Qendrës së Studimit të Arteve dhe në kujtim të autorit, prof. asoc. Silvana Skënderi silvaskenderi dhe prof. Fatos Qerimaj do të luajnë “Ajkuna kjan Omerin”, pjesë për piano e soprano, kompozuar nga prof. asoc. dr. Edmond Buharaja, përshtatur për piano dhe klarinetë nga prof. Fatos Qerimaj, si edhe një pjesë për pedagogun Edmond Buharaja, kompozuar nga studenti i kompozicionit, Erli Lila @erli_lila17 që do ta luajë vetë në piano. Jeni të mirëpritur!

Date

14/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

12:30

Location

Akademia e Shkencave
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart