Promovim i librit ”Shqipëria ështe Biodiversitet” te “HBS Tirana”

𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐢𝐭 “𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐚 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐁𝐢𝐨𝐝𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭 – 𝐋𝐥𝐨𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐫𝐞𝐤𝐮𝐥𝐥𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë”

Më datë 17 nëntor, ora 18:00, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në promovimin e librit “Shqipëria është Biodiversitet”, një libër i ilustruar, dy gjuhësh (shqip-anglisht), i cili thekson rolin e vendit tonë si një qendër e biodiversitetit evropian. Nëpërmjet ilustrimeve plot ngjyra dhe informacionit të përzgjedhur, libri nxjerr në pah lidhjen e veçantë mes njeriut dhe natyrës, si dhe rolin që jeta e egër luan në mirëqenien tonë.

Prezantimi i librit do të mbahet në praninë e hartuesve të tekstit, ekspertë nga @ppnea , përfaqësuesit e @hbs_tirana dhe drejtuesit grafik @kleidieski , të cilët do të ndajnë përvojën e fushatës “Shqipëria është Biodiversitet”.

⏰Ju presim më 17 nëntor, ora 18:00.
📍Zyrat e hbs Tirana, Destil Creative Hub, Kati III

#ShqipëriaështëBiodiversitet është një nismë e përbashkët e Protection and Preservation of Natural Environment in Albania dhe Heinrich Böll Stiftung Tirana për rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e llojeve më të veçanta dhe të rrezikuara të jetës së egër të Shqipërisë, si dhe pasurive natyrore të vendit tonë.
Ilustrimet u përgatitën nga @kleidieski dhe @kadirozmenart .

Date

17/11/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

HBS Tirana
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart